Qe pse kjo hapsinë mes gishtave ju pshton jetën!

Hapsina midis gishtave të kambëve shpesh injorohet, për shkak se asht larg syve. Por, mundet me qenë shumë e rrezikshme nëse atë hapsinë nuk e kontrollojmë rregullisht.

Qe pse:

Me siguri keni mendue që fjala asht për shkaqe higjienike. Por, egziston edhe nji shkak shumë ma i randësishëm. Hapsinën midis gishtave të kambëve asht e nevojshme kohë mbas kohe ta kontrollojmë për shkaqe shëndetësore.

Të gjithëve ju asht e njohun që disa lytha munden me qenë kancer potencial, përkatësisht melanomë. Ai kancer nuk asht kurrfarë problemi nëse vërehet dhe intervenohet me kohë, gja që nuk paraqet kurrfarë problemi kur asht në zonën e hapun të trupit, mirëpo kur asht larg sysh, mund të mos e vërejmë.

Melanoma e këtillë mund të zhvillohet madje edhe me rrezikue jetën. Prandaj, rregullisht kontrolloni hapsinën midis gishtave, a ka ndonji puçërr apo ndonji gungë të vogël dhe kqyreni mirë a asht shfaqë ndonji lyth dhe qysh po zhvillohet.