Qe pse uji i detit asht ilaç për kambët tueja

Me ardhjen e verës shpesh përballemi me problemet që na vijnë nga kambët e fryeme. Edhe pse egzistojnë kura për me reduktue këtë çrregullim, nuk ka ilaç ma të mirë se sa uji i detit.

Veç tue notue, nji shëtitje në breg apo thjesht me i mbajtë kambët në ujë për disa minuta, keni me përjetue nji lehtësim të menjihershëm.

Uji i detit asht i pasun me magnez, zink, natrium, kalium, bakër, kalcium, fosfor dhe jod, i aftë për me i tërheqë langjet e tepërta jashtë trupit. Uji i detit po ashtu redukton celulitin.

Uji i kripun eliminon toksinat dhe stimulon mbrojtjen natyrore të trupit. Me pak fjalë asht nji bekim i vërtetë për shneten e kambëve dhe trupit.