Qe qysh duhet me trajtue lëkurën e yndyrshme

Prodhimi i tepruem i sebum (sekrecion i yndyrshëm në lëkurë) shkakton pikat e zeza dhe në rastin e akneve asht e pranishme edhe rritja e teprueme e bakterieve, të cilat luenjë rol të randësishëm në zhvillimin e inflamacionit.

Kujdesi ndaj lëkurës duhet me qenë nji rutinë e personalizueme dhe duhet me iu përshtat nevojave të lëkurës. Shmangni lamjen e shpeshtë të fytyrës me sapun për me shmang acarimin e panevojshëm dhe stimulimin e rritjes së sekretimit të sebum.

Fytyra duhet me u la me ujë të ftoftë.

Maskat e bame në kushte shtëpie gjithashtu janë mjaft efektive dhe nji prej tyne asht ajo me mollë dhe mjaltë. 1/2 molle të shtypun përzijeni me 1 lugë gjelle mjaltë. Qiteni në fytyrë tue e evitue pjesen e syve, mbajeni 10 minuta dhe shpëlajeni fytyrën me ujë te vakët.