Qe qysh eliminohet nikotina nga organizmi

Lania e duhanit, ndonëse asht nji i hap i madh, i cili ndihmon në përmirësimin e shumë funksioneve të organizmit, doket se nuk ka nji zgjidhje të menjihershme eliminimi i nikotinës. Efekti i nikotinës zgjat për vite me radhë.

Mirëpo, nikotina në gjak shkakton rritje të shpejtë të tensionit të gjakut dhe dame serioze në mushkëni. Doket se edhe nxjerrjes së saj nga organizmi i asht gjetë nji zgjidhje. Ushqimet dhe langjet janë armët kundër nikotinës.

Qe disa nga ushqimet të shnetshme, të cilat munden me ju ndihmue me eliminue nikotinën nga trupi juej:

Portokalli
Langu i portokallit asht i pasun me vitaminë C. Konsumi i rregullt i portokallit ka me rritë metabolizmin tuej dhe ka me ulë nivelin e stresit.

Spanaqi
Spanaqi asht nji nga perimet ma të shnetshme, sepse nuk asht i pasun vetëm me vitamina, por gjithashtu përmban sasi të mëdha të acidit folik.

Kivi
Ky fryt i mrekullueshëm ka me ju ndihmue me eliminue nikotinën nga trupi juej. Kivi asht nji burim i pasun i vitaminave A, C dhe E. Kur pini duhan, niveli i këtyne vitaminave reduktohet.

Uji
Pirja e duhanit e dehidraton trupin tuej. Simbas shumë studiuesve, tue pi shumë ujë mundeni me ndalue pimjen e duhanit dhe me eliminue nikotinën nga trupi juej.