Qe qysh ju përgjigjen nxanësit australianë ‘shqiptarit ma t’urryem në botë’ (foto)

Nji shqiptar, që u ba i famshëm në mbanë botën mbasi shkaktoi shumë zemërim kur rriti ndjeshëm çmimin e nji ilaçi, ka marrë përgjigjen që meritonte nga disa nxanës shkolle n’Australi.

Martin Shkreli, që u etiketue nga disa media si “njeriu ma i urryem në botë”, u ba simbol i lakmisë mbasi e rriti çmimin e ilaçit Daraprim nga 13.50 dollarë në 750 dollarë.

Por disa nxanës në Sidnej kanë rikrijue perbamësit kryesorë të ilaçit për vetëm 20 dollarë.

Daraprimi asht nji ilaç anti-parazit që përdoret te pacientët me malarie dhe AIDS.

Nxanësit e Shkollës së Gramatikës në Sydney krejt 17 vjet e rikrijuen ilaçin në laboratorin e shkollës.

“Nuk ishte shumë e veshtirë, por ky asht qëllimi, mbasi na jemi nxanës të shkollës së mesme,” tha njani prej tyne për BBC.

Nxanësit prodhuen 3.7 gram pirimetaminë për 20 dollarë.

Në SHBA, e njajta sasi shitet për 110 dollarë.

Nxanësit thanë se duket krejt e pajustifikueshme me rritë kaq shumë çmimin.

“Asht nji ilaç që shpeton jetë dhe shumë njerëz nuk e perballojnë dot”.

Martin Shkreli asht arrestue në Dhetorin e shkuem mbas dyshimeve për mashtrim.

Ai del në gjyq vitin që vjen.

 

2-martini

 

3-shkreli

 

4-shkreli