Qe qysh me zgjatë rininë dhe bukurinë e ftyrës

Që ftyra me ruejt elasticitetin, sidomos mbas moshës 25-vjeçare, ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm, mbasi trupi prodhon ma pak kolagjen.

Nëse çdo darkë respektojmë rregullat kryesore të mirëmbajtjes së ftyrës, kemi me pas mundësi që për disa vjet me zgjatë rininë.

Qe 5 rregulla për nji likurë dhe imazh të shnosh:

Laje ftyrën mirë me detergjentin specifik për tipin tand të likurës.

Nëse nuk e lan ftyrën në darkë, poret kanë me u ngarkue me papastërti dhe tue qenë të bllokueme, nuk i japin mundësi likurës me u freskue.

Shpërlaje me ujë të vokët, sepse kështu zgjeron venat dhe përmirëson qarkullimin e gjakut lirshëm. Shpërlaje edhe me ujë të ftoftë. Mbas ujit të ngroftë, shpërlarja me ujë të ftoftë asht nji lloj gjimnastike, sepse e tendos likurën dhe e rikthen në gjendjen e maparshme.

Thaje me peshkir të pastërt. Nëse asht i ashpën, aq ma mirë, sepse peshkiri largon qelizat e vdekuna nga ftyra.

Përdor kremin hidratues. Asht shumë e randësishme që mbas lamjes me përdorë kremin hidratues, që ftyra me qëndrue e butë, por edhe me u ushqye me vitamina, si C dhe E, sepse rigjenerojnë likurën dhe parandalojnë rrudhat.