Qe sa milionë euro i duhen Kosovës për me trajtue kancerin

Muaji Tetor asht muej i vetëdijesimit nga smundja e kancerit të gjinit, nji prej sëmundjeve ma të shpeshta të regjistrueme në Kosovë te gratë. Por, Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thanë se ka mungesë të buxhetit për luftimin e kësaj sëmundje.

Ai kohë ma parë i kishte thanë Radios “Europa e Lirë” se ndonëse për trajtimin e smundjes së kancerit në Kosovë kërkohen rreth 9 milionë euro në vit, institucioni që ai udhëheq, ka nda 5 milionë euro për këtë smundje, në mungesë buxheti.

Në anën tjetër, në vitin 2015, mamografi mobil u vu në shërbim të grave, të cilat duen ta bajnë falas kontrollin e gjinit. Grupi i grave deputete kanë qenë ato që kanë iniciue blemjen e mamografit mobil, në mënyrë që të kenë qasje tana gratë në krejt territorin e Kosovës që të kryejnë kontrollet e gjinit.