“Qe simptomat që nuk e kam mendue se kishin lidhje me kancerin”

Nji vajzë, e cila u prek nga kanceri i qafës në moshën 24-vjeçare, e ka nda përvojën e saj me miqtë në rrjetet sociale. Irlandezja Heather Keating thotë se njoftja e simptomave, me të cilat asaj ju shfaq kanceri i cervikales, mundet me i ndihmue shumë njerëz me diagnostikue ate në fazat e hershme, për me pshtue jetën e vet.

Keating thotë se fillimisht, shkoi te doktori, për shkak të nji hemorragjie të pashpjegueshme jashtë ciklit menstrual.

“Mjeku i familjes më tha fillimisht me u qetësue se nuk ishte gja dhe më kërkoi me shkue sërish mbasi të bahesha 25 vjeçe”, tregon ajo.

“As në makthet e mia ma të këqija nuk e kisha mendue se kisha mundun me pas kancer”, tregon ajo.

Por, pak kohë ma mbas, ajo ju nënshtre nji kontrolli të detajuem te gjinekologu, i cili ma vonë e dërgoi te mjeku onkolog. Ajo u diagnostikue me kancer të cervikales, fatmirësisht i trajtueshëm me anë të kirurgjisë.

Qe simptomat që ka listue Keating:

Hemorragji jo normale në ditët e ciklit, në ditët e zakonshme dhe mbas kontakteve seksuale.

Dhimbje në zonën e legenit

Dhimbje gjatë kontaktit seksual

Mjekët thonë se simptoma të tjera janë: kapsllëku, gjaku në urinë, ramja n’peshë dhe ulja e oreksit.