Qe uji dietal që mundeni me ba vetë, i përsosun për dobësim

Personat që e kanë provue këtë pije, pohojnë se mbas katër dite të konsumimit të rregullt kishin humbë 3 kile.

Përbamësit: xhenxhefil të freskët, gjethe të freskëta të mentës, nji trangull, nji limon dhe 8,5 gota ujë.

Përgaditja: Pastrone limonin dhe e ndani në gjysë për me ja largue farat. Trangullin e qëroni dhe e ndani në rriska të rrumbullakëta dhe e shtoni në ujë.

Merrni 8 deri 12 gjethe të mentës, i pastroni dhe i shtoni në ujë. Qërojeni xhenxhefilin dhe e shtoni në përziemje. Tash, të gjitha i përzieni së bashku, i mbuloni dhe i ftofni në frigorifer, dhe i lini me qëndrue gjatë natës. Herën tjetër, kur jeni të etun e pini vetëm këtë pije.