Qe ushqimet e domosdoshme për nji ditë të ngarkueme!

Ushqimi asht nji faktor tepër i randësishëm, që na ndihmon me qendrue në humor dhe me fuqi edhe gjatë ditëve të ngarkueme.

Sapo zgjohemi duhet me pi ujë, për shkak se trupi ynë mbetet pa ujë gjatë natës.
Duke qenë se 75 % e trupit tonë asht i perbamë nga uji, organizmi ka nevojë me u furnizue me langje.

Më pas duhen konsumue ushqimet me proteina, mbasi ndikojnë në marrjen fuqive, por jo vetëm mbasi kanë ndikim dhe për nji memorie të mirë. Sugjerohet voja.

Supa dhe sallata nuk duhen nda nga tavolina gjatë orarit të drekës.

Gjithashtu duhen konsumue shpesh edhe frutat e thata, si bajame, arra, etj.

Për darkë sugjerohet salmon.

Ka përmbajtje të naltë të omega – 3s, që studimet e shumta kanë zbulue se ndihmon në largimin e stresit.

Gjithashtu, mund të konsumoni edhe nji gotë verë.

Studimet kanë vërtetue se vera nxit qarkullimin e gjakut në tru.