Qysh me flejt për nji minutë!

Njerëzit që marrin pjesë në klasa meditimesh mësojnë nji metodë që ka me ju zgjidhë problemin e gjumit. Kjo metodë zgjidh problemin tuej, por edhe ka me ju ndryshue jetën!

Quhet metoda “4 – 7 – 8 “. Kjo asht e tana që duhet me ba:

1. Merrni frymë qetësisht nga hunda juej për 4 sekonda.

2.Mbani frymën tuej për 7 sekonda.

3.Nxirrni frymën tuej ngadalë nga goja juej për 8 sekonda.

Asht me të vërtetë kaq e thjeshtë. Mundet me ju tingëllue si çmenduni, por me të vërtetë funksionon.

Kur ju jeni të stresuem apo të shqetësuem, sasia e adrenalinës në gjakun tuej rritet dhe frymëmarrja juej bahet ma e shpejtë. Kjo stërvitje e frymëmarrjes vepron si nji lloj qetësuesi.