Qysh me i ba ballë temperaturave t’nalta

shejatuji

Temperaturat e nalta kanë pak kohë që kanë ardhë dhe grupet ma të ekspozueme ndaj rreziqeve që sjellin ato janë padyshim të vegjlit dhe të moshuemit. Mjekët japin disa këshilla që mundeni me i zbatue për mos me u “mposhtë”

Dush me ujë të vokët

Bani nji dush me ujë të vokët. Nëse keni kohë të lirë, mjafton me shkue dy orë në pishinë për me notue. Nji efekt i vërtetë freskues.

Konsumoni langje

Evitoni mundësinë që me pi sa ma shumë ujë dhe shumë shpejt. Asht më mirë me mbajtë nji termus me vete për me hidratue organizmin, tue pi në sasi të vogla dhe të rregullta ujë gjatë tanë ditës. Ndërsa, në lokal, para se me porositë nji pije, merrni nji gotë ujë të gazuem me nji copë limoni. Kjo ju ndihmon me shue etjen, tue u largue nga pijet me sheqer. Pregadit nji çaj në shpi. Për nji alternativë të shnetshme dhe që shuen etjen duhen vetëm dy gojë çaj, limon dhe mjaltë. Filtroje dhe çajin e vendos në frigorifer.

Bani ecje

Gjatë fundjavës ecni në vende të gjelbërta, ose ma mirë, në ujë. Lëvizja aktivizon mikroqarkullimin, stërvit fizikun dhe lufton ndjesinë e të nxehtit. Në mëngjes mundeni me pi nji gotë ujë me magnez, që ju ndihmon me rritë energjinë. Ndërsa, para drekës, hani sasi të bollshme frutash, të shtrydhun apo të gjallë, të shoqnuem me fruta të thata, të pasuna me Omega 3.