Qysh me i heq aknet me produkte natyrale?

Shumë njerëz kane problem me akne në fytyrë, por tashma kjo çashtje s’asht problem.
Me produktet ma poshtë, efektive e natyrale, keni me pasë shumë të lehtë ballafaqimin me aknet.
Lang limoni: Njajt si uthulla e mollës, langu i limonit përmban acid. Ai përmban L¬askorbik, nji astringent natyror dhe antioksidant, thotë Dr. Jaliman. “Fërkojeni në akne me nji top pambuku dhe lereni gjatë tanë natës”, sugjeron ajo.

Hudhër: Ka veti antiseptike dhe antibakteriale, të cilat munden me ju ndihmue kur asht fjala për eliminimin e akneve nga fytyra. Dr. Jaliman propozon me ba nji paste me hudhër të grimcueme dhe ujë, tue e aplikue direkt n’akne. Lajeni mbas 5 minutash.
E bardha e voes: E bardha e voes asht nji sekret i vjetër bukurie, thotë Dr. Krant. “Proteinat dhe vitaminat që ndodhen në të bardhën e voes ju ndihmojnë për me forcue dhe me i nxjerrë vajrat nga lëkura, tue zvogëlue kështu inflamacionin. Lyejni zonën e akneve me të bardhën e voes dhe lejeni me veprue për 10 minuta”.