Qysh me i la duert simbas mjeksisë

Nji studim i ri tregon se pastrimi i duerve që na e bajmë zakonisht asht shumë i dobët. Hulumtuesit këtë javë kanë dale me nji studim të ri dhe ma efikas në pastrimin e duhun të duerve për shëndet ma të mirë.

Spitali i Epidemiologjisë e ka përkrahe metodën e Organizatës Botnore të Shëndetësisë të cilën duhet me aplikue në pastrimin e duerve.

“Metoda me hapat që duhet me i ndjek ndoshta merr kohë ma shumë por asht 21% ma efikase sesa metodat tjera për mbrojtjen nga bakteret dhe ruejtjen e pastërtisë”, tha njani nga studiuesit.

Këto janë 6 gjanat që duhet me i ba kur i lani duert:

1. Perdorni shamponin për pastrimin e duerve.

2. Bashkoni pëllambat e duerve dhe mandej me njanën pëllambë pastroni shpinën e dorës dhe përsëriteni te dora tjetër.

3. Bashkoni gishtat dhe pëllambët e duerve tu’ i lëviz.

4. Kryqëzoni gishtat dhe i lëvizni në anën e kundërt.

5. Në fund fshini gishtat e secilës dorë me pëllambën e dorës tjetër.

Shkencëtarët kanë vërtetue se kjo metodë ka zvoglue në masë të madhe infeksionet e duerve te personat që asht ba hulumtimi për nji kohë të shkurtë.