Këshilla qysh me lane duhanin

Personat që duen me lane duhanin kanë ma shumë shansa me pasë sukses nëse e bajnë ate në nji mënyrë të papritun dhe të menjihershme, thuhet simbas nji studimi të fundit të mjekëve të huej.
Ata që me vetdëshirë e kanë përdore këtë qasje kanë qenë 25% ma të suksesshëm gjatë gjithë vitit në qëllimin me lanë konsumimin e duhanit.
Simbas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, thuhet se përcaktimi i nji date të përshtatshme dhe dhanja e nji premtimi vetvetes që nuk keni me konsumue duhanin ma, asht tejet e randësishme, shkruen BBC.
‘’Edhe nëse ju jeni në nji situatë të vështirë dhe patjetër keni nevojë me pi nji cigare, atëherë mos e theni premtimin tuej, vazhdoni me i thane vetes tuej që ma nuk keni me përdorë asnjiherë këtë metodë për me largue nervozën apo me i tejkalue problemet tueja çfarë do qofshin ato’’, thuhet në njoftimin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britani.