Qysh me ndalë dhimbjen e dhambit për 5 sekonda!

Dhembja e dhambit asht shumë e randë, e bezdisshme dhe mundet me na lane pa gjumë.

Qe disa mënyra natyrore për largimin e dhembjes së dhambit:

Karafili – Me gjasë asht ilaçi ma i përdorun natyror kundër dhimbjes së dhambit. Nëse në shtëpi keni vaj të karafilit, atëherë vendosni disa pika në dhambin që ju dhemb, por tu’ mos e gëlltite atë.

Kripa – Vendoseni nji lugë kripë në nji gotë me ujë të nxehtë. Përziejeni derisa të shkrihet kripa. Shpëlajeni dhambin që ju dhemb me këtë ujë të njelmët.

Hudra – Shtypeni nji thelb hudhre dhe vendoseni direkt në dhambin që ju dhemb. Hudra ka veti të forta analgjetike dhe antiseptike.

Qeska (filtri) i çajit – Asht ilaç popullor kundër dhimbjes së dhambit. Thjesht, vendoseni nji filter të përdorun të çajit mbi dhambin që ju dhemb, derisa ajo asht ende e nxehtë.

Nëse asnji nga këto nuk bajnë punë, atëherë rrnoftë aspirina! Të nesërmen, drejt e te stomatologu!