Qysh me qenë e bukur gjithmonë

Kalimi i akullit nëpër fytyrën tuej asht trendi ma i ri i bukurisë kohëve të fundit.

Kjo metodë e rifreskon lëkurën e fytyrës, parandalon krijimin e rrudhave, lufton aknet dhe shejat në fytyrë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut tue e ba lëkurën ma të shëndetshme dhe ma të shndritshme.

-Lëkurë ma e butë
Kjo metodë zgjanon poret dhe si pasojë e zbut lëkurën dhe e ban me u duk ma e freskët dhe ma e shëndetshme.

-Për grim ma të mirë
Nëse e përdorni këtë tretman para se me vendos grimin, baza juej e fytyrës ka me u duk ma mirë.

-E përmirëson qarkullimin e gjakut
Kur aplikohet akulli rritet qarkullimi i gjakut dhe ma pak gjak ka me arrite në sipërfaqe të lëkurës. Kjo asht shumë e dobishme për inflamacion.

-Asht e mirë për sy të ajtë
Ka me largue ajtjen nën sy në mënyrë graduale nëse përdoret për nji kohë ma të gjatë.

-Largon dhe parandalon rrudhat
Tretmani preferohet me u ba për nji periudhë kohore dhe në këtë mënyrë ka me u eliminue paraqitja e rrudhave të reja dhe zvogëlimi i atyne egzistuese.