Qysh me u çue t’lumtun

Shpeshherë na ndodh që në mëngjes me u çue pa energji, për shkak të punëve tona. Nga ngarkesat ndodh edhe me prish gjumin. Por, studime të shumta kanë tregue se me u çue herët në mëngjes, e rrit produktivitetin dhe energjinë, e cila na nevojitet gjatë tanë ditës.

Disa nga mënyrat, të cilat ju ndihmojnë që me fillue ditën t’lumtun:

Buzëqeshni në mëngjes, mendoni diçka që ju ban për me qesh dhe çohuni nga dysheku me nji energji të tillë.

Çohuni në mëngjes nga rrezet e diellit. Rrezatimi i diellit ndikon në energjitë tueja.

Bisedoni me dike në mëngjes. Filloni ditën tue bisedue me kado. Kjo ka me ju ba aktiv dhe ka me ju aktivizue trunin tuej me mëngjes.