Qysh me u mbrojtë prej gripit të derrave?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës e ka rritë vigjilencën për me u përballë me raste eventuale të gripit A H1N1 dhe asht në gjendje gadishmënie me përcjellë situatën epidemiologjike, thuhet në njoftimin e Institutit.

Prej 1 Tetorit të vitit të kaluem, deri me 28 Mars të këtij viti, në IKSHP janë testue gjithsej 744 mostra të dyshimta në Grip, ku janë diagnostikue 236 raste pozitive prej të cilave 70 raste Influencë A, 10 raste A(H3)v, 28 raste me A(H1N1)v dhe 128 raste në Influencën B, vazhdon njoftimi.

Në sezonin 2015/2016 në SHSKUK janë raportuar 6 raste të vdekjes, prej të cilëve 4 raste të konfirmuara me Influencë A, 1 rast me A(H3)v dhe 1 rastme Influencë B me letalitet 0.01%. Të gjitha rastet fatale janë paraqitur me vonesë në trajtim mjekësor. Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive në repartin Intensiv janë hospitalizuar 2 raste të dyshimta në grip nga Qendra Emergjente për të cilat pritet rezultati. Në tënjëjtinrepart të Klinikës Infektive janë të hospitalizuaredhetre pacientëmegjendjetërëndëshëndetësoreprejtë cilëve 1 rast pozitiv në Influencë A dhe dy raste kanë rezultuar negative”.

Instituti Kombëtar ka apelue te të gjithë Drejtorët Rajonal të Shëndetësisë Publike, me u ngritë niveli i vigjilencës dhe i raportimit të rasteve të dyshimta në tana institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës, tërheqin vërejtjen se virusi H1N1 ban pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm dhe simptomat e sëmundjes janë gati të njajta me gripat e zakonshëm.

Qysh me mbrojtë veten dhe të tjerët?

•Nëse keni sheja te gripit, kërkoni menjiherë ndihmë mjekësore;
•Nëse keni sheja të gripit mbani distancë ma s’paku 1 metër prej njerezve;
•Mbulone hundën dhe gojën me pallomë në rast të kollit apo teshtimes;
•Shmangni prekjen e syve, hundës apo gojës me duer të papastrueme;
•Nëse keni sheja të gripit mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi;
•Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duerve kur përshëndeteni;
•Hidheni pallomën në vendin e duhun menjiherë mbas përdorimit;
•Pastroni rregullisht duert me ujë dhe sapun;

 

E drejta e juej asht me mbrojtë shëndetin tuej!