Qysh me u zgjue 06:00 të mëngjesit i kthjelltë

Kush çohet herët i ka dy nafaka, thotë populli.

Me u çue herët asht nji nga gjanat ma të vështira për shumë njerëz.

Business Insider, radhit disa rutina që duhet me i krijue për me ia arritë me u zgjue pa problem çdo ditë në 06:00 të mëngjesit.

Si alarm përdoreni kangën tuej të ushtrimeve: Na ndëgjojmë muzikë të ndryshme, bazuem në disponimin apo në aktivitetin që jemi tue e ba. Kur njerëzit lexojnë ose studiojnë, ndëgjojnë ma shumë muzikë klasike. Por asht muzika e ushtrimeve ajo që ju hedh në veprim qysh në mëngjes.

Shmangeni opsionin “Snooze”: Nëse alarmi për zgjim nga gjumi ju irriton, edhe ma mirë. Shmangeni opsionin “snoozing”.

Hani mëngjes: Nganjiherë qëllimi i vetëm kur të zgjoheni në mëngjes, asht me u ba gati e me dal në kohë nga shtëpia. Mirëpo, nuk kishte me iu ba aspak keq me hangër mëngjes para se me dal nga shtëpia.