Qysh ndërlidhen me njana-tjetrën: mosha, kanceri dhe smundjet e zemrës?

zemra

Mosha, në të cilën mbijetuesit e kancerit diagnostikohen me smundjen e tyne mundet me ndihmue në parashikimin e rrezikut të tyne për vdekjen nga smundjet e zemrës.

Pacientët e diagnostikuem në moshë të re me kancer munden me u ballafaque me rreziqe ma të mëdha të smundjeve të zemrës, thonë autorët e studimit.

Besohet që trajtimi i kancerit e rritë rrezikun e vdekjes nga smundjet e zemrës ma vonë, e veçanërisht mes mbijetuesve të kancerit në moshën e adoleshencës, atyne të kancerit të gjinit etj.

Ky studim i ri, i publikuem në “Curculation”, ka studiue në qoftë se mosha e diagnostikimit me kancer mundet me ndikue në rreziqet serioze të zemrës.

Studimi ka analizue të dhanat e ma shumë se 200,000 mbijetuesve të kancerit në Britaninë e Madhe dhe ka zbulue se 6 për qind e vdekjeve i atribuohen smundjeve të zemrës.

Dhe, pacientët e diagnostikuem me kancer gjatë adoleshencës kishin rrezik shumë ma të madh të vdisnin nga smundjet e zemrës se sa personat që nuk kishin kancer.

Ata të diagnostikuem me kancer në moshën 35 deri në 39 vjet kishin veç 1.2 herë ma shumë rrezik të smundjeve të zemrës.