Raporti i frigshëm: Superviruset do vrasin nji njeri çdo 3 sekonda!

superbugs

Superviruset kanë me vra nji njeri çdo tre sekonda, nëse bota nuk reagon tash.

Kështu thuhet në nji raport shumë të randësishëm dhe me ndikim, raporton BBC.

Raporti thekson se bota mund të rikthehet në kohnat e errëta të Mesjetës nëse nuk investohen miliarda dollarë që tash.

Në raport thuhet se duhet nji revolucion për mënyrën se si përdoren antibiotikët.

Raporti ka marrë reagime të ndryshme, madje disa thonë se nuk asht i fortë sa duhet.

Lufta ndaj infeksioneve që po u rezistojnë ilaçeve asht nji betejë që bota po e humbet me shpejtësi, thuhet në raport.

Simbas raportit, kjo betejë asht po kaq e randësishme sa lufta ndaj terrorizmit.

Problemi asht se bota jo vetëm nuk po krijon antibiotikë të rijë, por po keqperdorë edhe ato që kemi.

Që kur nisi hartimi i raportit, ma shumë se 1 milionë njerëz kanë humb jetën nga infeksionet me superbaktere.

Nëse vazhdon ky ritëm, në vitin 2050 do vdesin ma shumë se 10 milionë njerëz në vit nga superbakteret.

Kostot financiare për ekonomitë do të shkojnë në 100 trilionë dollarë në mesin e shekullit.