Raporti i Lumtunisë: Kosova në vendin e 77’të

Simbas raportit ma të ri për Lumtuninë në Botë, të leshuem nga Rrjeti për Zgjidhje të Qendrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB’s, Danimarka asht vendi ma i lumtun në botë.

Raporti ka analizu gjendjen e lumtunisë në 157 vende.

Në këtë listë, Kosova radhitet në vendin e 77.

Në fund të listës asht Burundi.

Raporti ka konstatu se njerëzit janë ma të lumtun në shoqnitë ku ka ma pak pabarazi.

Raporti ka analizu bruto prodhimin e mbrendshëm për krye banori, përkrahjen sociale, jetëgjatësinë, lirinë për të ba zgjedhje, bujarinë, perceptimin e korrupcionit dhe faktorë të tjerë.

Dita Nderkombëtare e Lumtunisë shenohet më 20 Mars.