Receta e gjysheve, përdoreni rregullisht dhe harroni dhimbjet e shpinës

Dhimbjet kronike të shpinës apo të kambëve përshkruhen si dhimbje, të cilat ju pengojnë të kryeni aktivitetet tueja të përditshme. Ato munden me zgjatë disa ditë deri në 6 muej.

Dhimbja nis fillimsiht në fund të shpinës, për me vazhdue ma tej në zonat e tjera si në kofshë apo në të gjithë pjesën e kambës.

Nëse ende nuk keni gjetë nji ilaç për lehtësimin e këtyne dhimbjeve, provoni këtë recetë të vjetër të gjysheve. Kjo ka me jau largue dhimbjet e forta vetëm mbas disa përdorimesh.

Përbamësit:
1 fik i thatë
1 kajsi e thatë
5 kumbulla

Pregaditja:
Preni përbamësit në copa të vogla dhe shtypini mirë me nji lugë druni. Vendosni përziemjen në zonën ku ndjeni dhimbje. Përdoreni 3 herë në ditë në mënyrë që me veprue ma shpejt.
Mbështilleni mandej me nji qese plastike dhe do evidentoni përmirsime të dukshme mbrenda disa ditësh. Për rezultate ma të mira duhet që ta ndiqni këtë trajtim për 1 muej./Shije.al