Receta e moçme gjermane, që zhbllokon arteriet, ul kolesterolin dhe rrit sistemin tuej imunitar

Sot kemi me ju tregue për nji recetë të moçme gjermane, e cila asht përdorë me i luftue smundjet si arterioskleroza, niveleve të nalta të kolesterolit, ftofjes, gripit, lodhjes dhe infeksioneve të ndryshme.

Receta përmban hudër, xhenxhefil, limon dhe ujë, përbamësit të cilët janë lehtësisht të disponueshëm.

Përbamësit:

2 l. ujë
3-4 cm. nga rraja e xhinxherit
4 thelpi hudër
4 limon

Pregaditja:

Lani limonët dhe preni ata në feta dhe bashkë me xhinxherin dhe hudrën qiqti në nji blender. Miksoni deri sa të përftoni nji perziemje homogjene, mandej qitni në nji tenxhere dhe shtoni 2 l. ujë. Gatujeni përziemjen derisa të vlojë, mandej hiqeni atë nga nxehtësia dhe leni të qetësohet. Mbasi asht ftofë, kullojeni langun dhe qiteni në nji shishe ose në nji kavanoz xhami.

Pijeni këtë lang çdo ditë për 3 javë rresht, 2 orë para çdo ushqimi, mundeni me i shtue dhe mjaltë./shije.al

Shperndaje në: