Recetë 15 minutëshe që largon përgjithmonë qimet nga ftyra juej

Edhe femnat kanë qime në ftyrë dhe për këtë nuk ka asnji befasi. Nëse jeni prej atyne femnave që e keni këtë problem, mos u shqetësoni.

Natyra ka krijue maska, të cilat kanë me ju ndihmue me ju thanë lamtumirë përgjithmonë kësaj çashtje.

Përbamësit: 1 filxhan mjaltë, 1 filxhan miell tërshane, 1 filxhan lang limoni

Pregaditja: Përzini tre përbamësit dhe maska juej natyrale për heqjen e qimeve asht gati.

Zbatimi: Vendoseni përziemjen në pjesët ku dëshironi me i heqë qimet. Të qëndroj në ftyrën tuej për 15 minuta dhe mandej largoni me ndihmën e ujit të nxehtë.

Në fund vendosni krem dhe përsëriteni të njajtën procedurë 2-3 herë në javë. Mbas nji mueji, problemi juej me qimet e ftyrës ka me qenë pjesë e të kaluemes.