Rikthehet gripi i derrit, dyshohet për 4 raste!

gripi-derrit

Në Kosovë asht rikthy gripi i derrit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Qendrën Emergjente të QKUK’së janë paraqit 4 persona që dyshohet se janë infektu me virusin H1N1, njofton transmetuesi publik.

Njani nga këto raste tashma asht diagnostifiku dhe asht shtru në klinikën infektive, kurse 3 të tjerët po presin rezultatin e analizave.

“Nga mbramë kemi pranu nji rast, sot 2 raste, mjaft tipike, dhe raste dyshuese për infeksion H1N1. Kemi nji gjendje t’alarmit në reanimim”, ka thanë mjeku Avdush Bajgora.