Rrushi mbron nga kanceri i likurës

Nji studim i ri, i cili asht realizue nga nji ekip i shkencëtarëve spanjollë, ka tregue se përbamësit që gjenden në rrush i mbrojnë qelizat e trupit nga rrezatimi ultravjollcë, që asht shkaktari kryesor i kancerit të likurës. Rrezet ultravjollcë munden me shkaktue kancerin e likurës, tue e rritun numrin e molekulave të damshme në likurë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Barcelonës kanë zbulue se flavonoidet (antioksidues që treten në ujë) nga rrushi munden me pengue këtë proces.

Ata konsiderojnë se ky studim asht shumë pozitiv, sepse ndihmon në prodhimin e preparateve për mbrojtjen e likurës nga dielli. “Këto janë rezultate inkurajuese dhe duhet me u marrë parasysh. Në këtë mënyrë, munden me u prodhue preparate të reja për mbrojtje të likurës nga rrezet ultravjollcë”, deklaroi biokimistja e këtij universiteti, Marta Cascante. Por ajo thotë se dobia vjen edhe nga ngrania e rrushit në mënyrë të rregullt.