Rusia, vendim të habitshëm për shitjen e cigareve!

Ministria e Shëndetësisë e Rusisë i ka publikue planet për me e ndalue shitjen e cigareve personave që kanë lindë mbas vitit 2015. Kjo lëvizje radikale kishte me e ba Rusinë vendin e parë që ndërmerr nji qëndrim kaq rreptë ndaj duhanit.

Për nji kohë të gjatë, Rusia ka qenë tolerante ndaj pimjes së duhanit, ndërsa kufizimet publike u futen në fuqi në vitin 2013.

Por, legjislacioni i futun në fuqi që nga ajo kohë, e ka forcue ligjin ndaj duhanit në mënyrë të konsiderueshme.

Anëtari i Komitetit Shëndetësor në Parlamentin e Rusisë, Nikolai Gerasimenko, ka thanë: “Ky synim asht absolutisht i saktë në mënyrë ideologjike,” raporton The Times.