Sa qëndrojnë llojet e drogave në organizëm?

Se a ka konsumue dikush drogë mundet me u vërejt në organizëm edhe disa muej mbas konsumimit.
Këtë mudeni me vërtetue me anë të analizave të urines, gjakut dhe të flokëve.
Por sa qëndron droga në organizëm, ju kallxon nji e nga nji ma poshtë.

Marihuana në urinë qëndron 7 deri në 30 ditë, në gjak rreth 2 javë, ndërsa në flokë deri në 90 ditë.

Kokaina në urinë qëndron 3 deri 4 ditë, ndërsa në gjak veç 1 deri në 2 ditë, mirëpo në flokë qëndron deri në 90 ditë.

LSD nga urina mundet me u vërejt nga 1 deri në 3 ditë, nga gjaku vetëm 2 deri në 3 orë, ndërsa nga flokët deri në 3 ditë.

MDMA në urinë qëndron 3 deri në 4 ditë, në gjak 1 apo 2 ditë, mirëpo në flokë mundet me qëndrue deri në 90 ditë.

Heroina në urinë vërehet 3 deri në 4 ditë, në gjak deri në 12 orë, ndërsa në flokë deri në 90 ditë.

Amfetamina në urinë qëndron 1 deri në 3 ditë, në gjak rreth 10 orë, ndërsa në flokë deri në 90 ditë.

Metamfetamina në urinë 3 deri në 6 ditë, në gjak 24 deri në 36 orë, ndërsa në flokë deri në 90 ditë.

Ndërsa alkooli nga gjaku “avullon” për 10 deri në 12 orë, nga urina për 3 deri në 5 ditë, e në flokë mbetet deri në 90 ditë.

Megjithatë, asht me randësi të përmendet që koha e zbulimit nvaret nga gjatësia, pesha dhe mosha, gjendja e përgjithshme shëndetësore e personit dhe se sa shpesh e përdorë.