Sëmundjet që i shnosh krypa

Krypa natyrore e detit krijohet përmes proceseve natyrore të avullimit të ujit të krypun, ndërkohë që përbamësit ruhen. Pikërisht kjo asht arsyja se pse ajo asht shumë e shnetshme dhe ndihmon në parandalimin ose trajtimin e shumë sëmundjeve apo problemeve të shnetës.

Forcon sistemin imunitar
Organizmi asht ma rezistent ndaj gripit, alergjisë, viruseve dhe sëmundjeve të tjera autoimune.

Ndihmon në humbjen e peshës
Krijon langjet tretëse në organizëm, kështu që ushqimi tretet ma shpejt. Pra, e parandalon akumulimin e ushqimit në traktin tretës, gja që mundet me shkaktue kapsllëk dhe trashje.

Sëmundjet e likurës
E zbutë likurën e thatë dhe krumjen, por ndikon mirë edhe kundër sëmundjeve të randa si psoriaza dhe ekzema. Lamja me te i hap poret, e përmirëson qarkullimin në lëkurë dhe i hidraton indet.

Astma
Krypa e detit asht efektive për uljen e inflamacionit në sistemin respirator. Ajo e ngadalëson prodhimin e mukyt tue e ba ma të lehtë frymëmarrjen.

Zemra
Nji gotë ujë me krypë deti mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit të lartë, tensionit të lartë dhe e rregullon punën e zemrës. Asht nji luftar i madh kundër aterosklerozës, sulmit në zemër dhe infarktit.

Diabeti
Krypa e detit mundet me ndihmue në zvogëlimin e nevojës për insulinë, për shkak se ajo asht e mirë për ruejtjen e niveleve të përshtatshme të sheqerit në gjak.

Osteoporoza
Pak ma shumë se nji e katërta e krypës, e cila gjendet në organizëm ruhet në eshna. Kur trupit i mungon krypa dhe uji, ai fillon ta ‘tërhekë’ natriumin nga eshnat, gja që pastaj mundet me shkaktue osteoporozë. Kështu, tue konsumue mjaft ujë dhe krypë të detit me masë, mund ta parandalojmë osteoporozën.

Spazmat në muskuj
Krypa e detit asht nji burim i mirë i kaliumit, tue e lehtësue kështu funksionimin e fibrave muskulore. Në mënyrë efektive ndikon kundër dhembjeve dhe spazmave të muskujve.