Sëmundjet që shkakton qëndrimi i gjatë para kompjuterit

Simbas nji studimi, njerëzit të cilët kalojnë të paktën 14 orë në javë në internet kanë presion ma të naltë të gjakut.

“Përdorimi i gjatë i internetit asht pjesë e përditshmënisë sonë, por kjo mundet me na kushtue shumë. Në studimin tonë, adoleshentët konsiderohen përdoruesit ma të mëdhaj të internetit me mesatarisht 25 orë në javë”, tha autori i studimit Andrea Cassidy-Bushrow nga Henry Ford Hospital në Detroit, SHBA.

Kërkuesit analizuen të dhanat nga 335 të ri të moshës 14-17 regjistruem në studim ku ata ju nënshtruen në pyetësori me 55 pyetje në lidhje me përdorimin e internetit nga ana e tyne.

Tue përfshi çdo formë të përdorimit të internetit, 124 nga ata ishin përdorues të randë të internetit e te të cilët asht gjetë nji ngritje e presionit të gjakut.