Shampon me sodë buke, përveç se rrit flokët ka dhe efekte të tjera pozitive

Kjo substancë tepër e dobishme rrit cilësinë e flokëve tuej dhe siguron nji shkëlqim afatgjatë të flokëve. Ju mund ta përdorni atë në vend të shamponit tuej dhe të shihni efektet e saj të mahnitshme.

Nëse jeni praktikues të mjekësisë alternative dhe jeni të vendosun për të shmangë efektet e produkteve të mbushuna plot kimikate për trajtimin e flokëve, me kimikate, kjo mënyrë ka me ju sigurue rezultate të pabesueshme.

Përzini 1/4 sodë buke me 3/4 ujë. Nëse i keni flokët në gjatësinë e supit, përzini 2-3 lugë sodë buke me 3 herë më shumë ujë, doza mvaret nga gjatësia e flokëve tuej. Përzini mirë përbamësit së bashku. Aplikone masën e krijueme nga rrajët deri te maja dhe lene të veprojë për 3 minuta, mandej lajeni kryet me ujë të ngrohtë.

Masa e pregaditun ka me i rigjenerue flokët tuej, ju jep shkëlqim, redukton zbokthin dhe ka me shërbye si trajtues i tyne.

Efektet e para janë të dokshme mbas trajtimit të parë, dhe mbas disa herëve, flokët tuej kanë me fillue të rriten me shpejtësi, si dhe kanë me u dokë të fortë, me shkëlqim dhe tepër të shnetshëm! Nëse nuk jeni të sigurt që keni eliminue sodën, hidhni nji pikë shampon dhe bani nji shpëlamje të fundit

Rezultatet:

-në flokët kaçurrela asht shumë i suksesshëm mbasi i len atyne formën ende pa pasë nevojë të përdorni mjetet elektronike.

-në flokët e drejta jep butësi dhe u jep randesë

Soda në flokë heq papastertitë, jep shkëlqim dhe formë, gjithashtu eliminon zbokthin.