SHBA, rekord negativ nga smundjet seksualisht të transmetueshme

Nji shtim i tutshëm rastesh të të prekunve nga smundjet seksualisht të transmetueshme në Amerikë.

Simbas të dhanave të fundit nga SHBA, rastet ma të shumta të shtueme janë infeksionet e randa nga sifilizi. Me 19% ma shumë diagnoza se viti 2014, gjatë vitit 2015, janë shtue 24 mijë raste të reja, raporton noa.al.

Thanë ndryshe, ma shumë se 1.5 milionë njerëz janë prekë nga klamidia dhe 400 mijë të tjerë nga gonorrea. Rastet e gonorresë janë shtue me 13%, ndërsa ato me klamidia me 6%. Viti 2014 u cilësue si rekord për këto lloj smundjesh, por situata sa vjen e po përkeqësohet.