Shega i shkatërron qelizat e kancerit

Nji studim i profesorit të mjekësisë në Turqi Ali Unal, rezulton se shega asht nji frut i cili përmban shumë antioksidues dhe rekomandohet me u konsumue mbasi ka nji fuqi për me i mbrojtë njerëzit nga infeksionet e kancerit dhe gripit.

“Konsumimi i shegës apo langut të saj të freskët, forcon sistemin imunitar dhe në mënyrë afatgjate shkatërron qelizat e kancerit në trup”, ka thanë Unal.

“Në këtë mënyrë njerëzit munden me u mbrojtë nga mundësia e sëmundjes nga kanceri dhe gripit. Në rastin e gripit, me ngranien e shegës, shërimi mundet me qenë shumë i shpejtë dhe më i lehtë sepse ajo mban sistemin tuaj imunitar të fortë. Andaj, unë besoj se shega asht nji nga frutat ma të randësishme në dimën”, shtoi ai, njofton The Guardian.

Shega i përket familjes Punicaceae, e cila përmban vitaminat C,A dhe E.

Lloji ma i mirë i shegës asht ajo ma e langshme, me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë.