Shejat e para të kancerit të mushkenive që duheni me i dijte

mushkenite.jpg

Kanceri i mushkenive asht nji nga llojet ma të përhapuna të kancerit që prek rreth 402.326 amerikanë. Ky lloj kanceri ka norma shumë të nalta vdekshmënie, rreth 27% e të gjitha vdekjeve vijnë si pasojë e kancerit të mushkënive.

Ashtu si çdo lloj kanceri tjetër, zbulimi në faza të hershme të tij asht thelbesor për një trajtim të suksesshëm.

Qe disa nga shejat e para që munden me tregue shfaqjen e këtij lloj kanceri:

Koll i vazhdueshem: kolli i vazhdueshem, intensiv, që zgjat për ma shumë se 2 javë dhe nuk përmirësohet, mundet me kallxue për nji tumor të mundshëm në mushkëni.

Ndryshimet në koll: ndryshimet në za, kolli që bahet me dhimbje kërkon kujdes mjekësor. Gjakderdhja gjatë kollitjes asht gjithashtu nji shej paralajmërues.

Vështirësi në frymëmarrje: vështirësitë në frymëmarrje janë nji shej për kancer mushkënish, gjithashtu. Kjo ndodh për shkak se tumoret e mushkënive zvogëlojnë qarkullimin e ajrit në rrugët e frymëmarrjes, ose çojnë në akumulimin e langjeve rreth mushkenive.

Dhimbje gjoksi: nëse ju shoqnojnë për nji kohë të gjatë dhimbjet e gjoksit, kolli i vazhdueshem dhe me intensitet të naltë dhe dhimbja në pjesën e mbrapme, atëherë duheni me u konsultue me mjekun.

Ranie në peshë në mënyrë të paspjegueshme: rania në peshë në mënyrë jo normale dhe të paspjegueshme asht nji nga shejat që tregon thuejse për të gjitha llojet e kancerit.

Burimi: Choose Healthy Life