Shejat paralajmëruese për sëmundjet e zemrës gjenden te sytë tuej

Nëse keni vnue re arna të verdha në pjesën e sipërme apo të poshtme të qepallave, afër pjesës së mbrendshme të synit, mund t’i kushtoni ma shumë vëmendje këtij fakti. Nji studim i publikuem në “British Medical Journal” në vitin 2011 sugjeroi se egziston nji lidhje mes sëmundjeve të zemrës dhe shejave të verdha.

Nji studim danez i bazuem në studimin e bamë në Kopenhagen lidhun me sëmundjet e zemrës, vuni theksin te lidhja mes këtyne shejave dhe sëmundjeve të zemrës në popullatë. Ekipi hulumtues, i udhëhequn nga Profesor Tybjaerg Hansen, nxori disa konkluzione që kanë me ndryshue mënyrën se qysh shumë njerëz dhe mjekët mendojnë në lidhje me këto sheja në dokje të padamshme.

Nji studim përfshiu 12.745 persona të moshës 20 deri 93 vjet, të cilët u ndoqën nga viti 1976 deri në vitin 2009.

Të dy gjinitë, burrat dhe gratë me shejat e verdha kapakët e syve kishin të ngja të vuenin nga sëmundje të zemrës ose të vdisnin mbrenda nji periudhe 10-vjeçare.

Nëse vëreni sheja të verdha në pjesën e sipërme apo të poshtme të kapakëve të syve, kishte me qenë e rekomandueshme të kontrollonit nivelet e yndyrës në gjak. Këto sheja mund të jenë kallxues i kolesterolit të naltë, prandaj mund t’ju duhet të ndiqni nji dietë të ekuilibrueme për të evitue probleme të tjera shëndetësore, me të cilat mund të përballet trupi.