Shejat që kallxojnë mungesën e hekurit në organizëm

Hekuri asht nji element, i cili ka nji randësi të veçantë për trupin tonë. Ai ka nji rol thelbësor për prodhimin e hemoglobinës, nji proteinë që ndihmon rruzat e kuqe të gjakut me shpërnda oksigjenin në trup.

Egzistojnë disa sheja të ndryshme, të cilat kallxojnë mbi mungesën e hekurit.

Shejat kallxuese janë:

Ndiheni të lodhun shpesh
Nuk mbusheni mirë me frymë
Keni rrahje të shpeshta të zemrës
Keni dhimbje gjujësh
Ju dhemb kryet
Ndiheni në ankth pa arsye
Keni ranie flokësh.

Nëse ju keni sheja të tilla në organizmin tuej asht e randësishme që me i krye kontrollet e duhuna te mjekët dhe të merrni masa për me rikuperue këtë gjendje