Shejat që kallxojnë se trupit tuej i mungon vitamina C

Mungesa e vitaminës C mundet me sjellë në probleme të shumta shëndetësore.

Imuniteti i fortë na mbronë nga bakteriet dhe virusët. Andaj asht e nevojshme me furnizue trupin tonë me vitaminat dhe mineralet e nevojshme, ndër të cilat asht edhe vitamina C.

Vitamina C asht me randësi vitale për sistemin imun, e ban lëkurën e shëndetshme dhe ndihmon në shërimin e plagëve.
Vitamina C është e rëndësishme për shnetën e eshtnave, se pa të trupi nuk mundet me pranue hekurin dhe proteinat e caktueme, të cilat janë shumë të nevojshme për shnetën e venave, ligamenteve dhe tetivave.

Shejat e para që organizmit tuej i mungon vitamina C:

1-Ndjenjë e vazhdueshme e lodhjes psiqike dhe fizike;
2-Ndryshim i humorit i shoqëruem me nervozë dhe zemërim pa arsye;
3-Ranie e imunitetit, ku trupi nuk mundet me luftue kundër viruseve, bakterieve dhe mikroorganizmave të tjerë të damshëm që shkaktojnë infeksione dhe alergji;
4-Gjakderdhje nga mishi i dhambëve, prishje e shpeshtë e dhambëve dhe ndryshim i ngjyrës së dhambëve;
5-Krijim i shejave në trup pa ndonji arsye.