Shejat që tregojnë se jeni në depresion

Ekspertët kanë renditë disa gjendje emocionale në përditshmëninë tonë, të cilat munden me spjegue saktë se tashma jeni në nji fazë të depresionit.

Madje, ata thojnë se nëse gjendja juej përkon me listën ma poshtë, atëherë duheni që patjetër me vizitue mjekun.

Shejat që tregojnë se jeni në depresion:

-Kur ndjeni ma shumë sesa thjesht dëshpërim

-Hani ma shumë (ose ma pak) se zakonisht

-Bani shumë gjumë, ose shumë pak

-Ju shqetësojnë edhe gjanat ma të vogla

-Humbja e fokusit ose koncentrimit

-Nuk iu bajnë përshtypje ma gjanat që dikur iu banin të lumtun

-E ndjeni vetën si të pavlerë

-Iu sillen shumë mendime që lidhen me vdekjen

-Ndjeni panik dhe ankth

-Ndjeni dhimbje të paspjegushme në trup

Shperndaje në: