Shenohet Dita Ndërkombëtare e Tuberkulozit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tuberkulozit, sot Ministria e Shendetësisë në bashkëpunim me institucione të tjera relevante ka me shenue këtë ditë me qellim për vetëdijesimin e qytetarëve rreth sëmundjes.
“Ministria e Shendetësisë, Instituti Kombëtar i Shendetësisë Publike, OJQ KeA, Fondi Global, CDF dhe Shoqata e Pulmologëve të Kosovës, me datën 23 dhe 24 Mars 2016 ka me shenue Ditën Botnore të Tuberkulozit në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë”, thuhet në nji njoftim të ministrisë.
Për këtë qëllim do të ketë aktivitete të shumta tue fillue me konferencë për shtyp, tryezën e rrumbullakët, shpërndamjen e materialeve edukativo shëndetësore, mesazhet në radio, në rrugë do të barten pano të vendosuna në trup, me porosi edukativo shëndetësore me moton “SË BASHKU TA MUNDIM TUBERKULOZIN”.