Shënohet rasti i pare i infeksionit të pa shërueshëm, zyrtarët shëndetësore amerikan n’alarm

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkueme kanë raportue për rastin e parë të nji infeksioni që asht rezistent ndaj të gjithë antibiotikëve të njoftun, dhe shprehen shqetësim të madh se kjo bakterie mundet me paraqit rrezik serioz nëse përhapet.

“Na rrezikojmë me qene në botën pasbakteriale”, tha Thomas Fireden, drejtor i Qendrave për Kontroll të Sëmundjeve dhe Parandalim të Shteteve të Bashkueme.

Ai matutje theksoi se nji infeksion i traktit urinar në nji femën 49 vjeçare nga Pensilvania, nuk ka mund me u kontrollue as nga kolistini, nji antibiotik që asht për përdorim kundër kësaj “bakterie të ankthit”.

Në samitin e Grupit të Shtatë fuqive ekonomike botnore, që përfundoi dje në Japoni, Britania kërkoi nga vendet pjesëmarrëse që kompanive të ilaçeve me iu ofrue çmim prej 1 miliard dollarësh për zhvillimin e antiobiotikëve të ri, që nuk janë rezistues nga kjo bakterie.