Shifra alarmante, qe sa persona përdorin drogë në Kosovë

Të rijtë në Kosovë nuk janë aspak të sigurt nga përdorimi i drogave. Rastet e përdoruesve të narkotikëve janë shtue sidomos te fëmitë nëpër shkolla të mesme, por në raste edhe te ato fillore.

Edhe pse vazhdimisht asht punue në vetëdijesimin e të rijve për parandalimin e konsumimit të drogave, prapë së prapë përdorimi i tyne vazhdon të mbetet nji problem në rritje.

Se sa përdoret droga në Kosovë nuk ka ndonji të dhanë në nivel kombëtar. Megjithatë, statistikat që janë kryesisht nga hulumtimet e ndryshme, flasin për numër shumë të naltë të përdoruesve të narkotikëve.

“Të dhana statistikore në nivel kombëtar për përdorim të drogës nuk ka, por simbas hulumtimeve të ndryshme dhe simbas vlerësimeve të ekspertëve të kësaj fushe, janë rreth 5000 përdorues problematikë të drogës, ndërsa 20-25 mijë përdorues rekreativë të drogave”, thuhet në nji hulumtim nga Qendra rehabilituese Labirint, shkruen Gazeta Fjala.