Shkenca alarmon, kujdes: Mos i puthni macat, mundet me qenë fatale!

Nji studim i plotë i kryem nga shkencëtarët e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, ka zbulue se macat janë mbartëse të smundjeve që rezultojnë me qenë ma të rrezikshme sesa mendohej ma parë për njerëzit, simbas gazetës britanike ‘Metro’.

E ashtuquejtuna smundje e gërvishtjes së maces (CSD, akronimi në anglisht) mund të shkaktojë inflamacion dhe ethe, dhe në disa raste edhe vdekjen. Konkretisht, ekspertët kanë vërejtë se macat e vogla janë mbartëse të bakterit Bartonella henselae ma shpesh se macet e rrituna.

“Shtrimja dhe ndikimi i smundjes asht pak ma i naltë se sa e kemi mendue”, pranon epidemiologia e CSC, Christina Nelson.

Për parandalimin e smundjeve të shkaktueme nga macat rekomandohet të mbani higjienë të mirë. Në këtë kuptim, ekspertët këshillojnë që ata që mbajnë maca të lajnë ftyrën dhe duert mbas prekin ose puthin kafshën e tyne.

Problemi mund të zgjidhet edhe me dezinfektimin e zonave të prekuna të likurës./Metro