Shkenca çudit me këtë studim

Shkencëtarët e Universitetit Bath në Angli, kanë arritë të krijojnë embrionin e miut tue përdorë vetëm spermatozoide dhe qeliza likure.

Eksperimenti i tyne i pabesueshëm, siç transmetojnë mediat, ka me i ba nanat të panevojshme apo femnave t’u mundësojë lindjen pa qeliza vezore.

Ekipi i hulumtuesve, pa përdorimin e qelizës vezore, ka arritë me nxitë qelizën e zakonshme dhe spermatozoidin që të zhvillohen në embrion.

Ky eksperiment ka me mujt me çue deri aty që mashkujt të kenë fëmi pa pjesëmarrjen e gjeneve femnore, si edhe femnat në botë të sjellin fëmi edhe nëse janë sterile.

Kjo asht hera e parë që dikush ka kallxue që kombinimi i spermatozoideve dhe të qelizave vezore femnore nuk asht e vetmja, e cila mundet me çue në trashëgimi.

“Asht mendue se vetëm nji qelizë e vezës mund të riprogramojë spermën për zhvillimin e embrionit. Studimi jonë e sfidon këtë dogmë (të krijuem që kur embriologjistët e parë vëzhguen vezë të gjitarëve në vitin 1827 dhe fertilizimin 50 vite ma vonë) që vetëm nji qelizë veze e fertilizueme me qelizën e spermës mund të çojë në lindjen e mbasardhësit”, kallxon dr. Tony Perry, embriologjist dhe autori kryesor i studimit.