Shkenca gjen zgjidhje për ramjen e flokëve

Shkencëtarët japonezë kanë gjetë kurën për alopecinë (njerëzit pa flokë). Ata kanë arritë me krijue në laborator likurën e kres me gjandrat e djersës dhe të flokëve. Kjo likurë mundet me u  ndjersitë dhe aty me u rrit flokët.

Ky eksperiment asht provue te mijtë dhe ka rezultue me sukses. Rezultatet treguen se likura e transplantueme lidhej mirë me nervat dhe fibrat muskulore në trup, tue çue në daljen e kimeve në krye.

Kjo tregon se likura mundet me funksionue normalisht si likura natyrale. Shkencëtarët morën qeliza nga mishi i miut për me zhvillue likurën artificiale. Ata e transformuen ate në qeliza iPS, që asht e njajtë me qelizat staminale.

Shkencëtarët besojnë se kjo gjetje e re nuk ka me i ndihmue vetëm njerëzit që vuejnë nga mospasja e flokëve.