Shkenca: Miu afrikan – armë kundër tumorit

Shkencëtarët japonezë kanë vërejte që mijtë qerosë afrikanë, janë shumë të rrallë dhe nuk sëmuren nga kanceri. Kafsha e verbën dhe pa kime mundet me qene vendimtare në luftën e njerëzimit ndaj sëmundjeve malinje.

Bahet fjalë për brejtësin e njoftun me emnin latinisht “heterocephalus glaber”, të cilin e karakterizojnë mungesa e plotë e kimeve në trup dhe sjelljet e ngjashme me urithët. Kjo kafshë e vogël ngjan pak me qenin e verbën.

Ky brejtësi në vendin tonë asht zhduk.

Shkenca ka tregue se nga lëkura e tyne mundet me nxjerr qeliza amë të induktueme pluripotente, nga të cilat ma vonë drejtpërdrejt në laborator prodhohen organet për transplantime.

Qelizat e kësaj kafshë munden me iu ndihmue si pacientëve me tumor, ashtu edhe të tjerëve, të cilëve u nevojitet ndihma e mjekësisë rigjeneneruese. Problemi me transplantimin e indeve dhe organeve të marra nga njerëzit apo nga majmunët asht se janë shumë të ekspozuem ndaj tumoreve.

Për dallim nga ta, gjenet e miut afrikan nuk kane me lejue që kanceri me sulmie aq lehtë organin e ri.

“Organet e fitueme në këtë mënyrë janë jashtëzakonisht të rezistueshme ndaj tumorit”, thotë autorja e kërkimit, profesoresha Kiyoko Miura, nga Universiteti Hokaido.

miu miu1