Shkenca: Problemet me gjumin lidhen me alkoolin e konsumuem nga nana gjatë shtatëzanisë

Nana juej mundet me qenë shkaktarja kryesore për faktin që nuk bani gjumë të mire natën!

Simbas shkencëtarëve, nëse vueni nga pagjumësia, shkak mundet me qenë fakti se nana ka konsumue alkool gjatë shtatzanisë.

Revista “Neuroscience” raporton se nji studim i ri doli në përfundimin që ekspozimi ndaj alkoolit në barkun e nanës, ban me pasë probleme me gjumin në moshë e rritun.

Simbas studiuesve, konsumimi qoftë e nji sasie të vogël alkooli gjatë shtatzanisë, ban dam të mjaftueshëm.

Shkencëtarët studiuen sjelljen e mijve të rritun, të cilëve iu dha nji dozë alkooli i pastër, 7 ditë përpara se të lindnin.

Mbasi truni i miut dhe njeriut zhvillohen ndryshe, në këtë rast kjo ishte e barabartë me nji nanë që konsumon alkool gjatë 3 muejve të fundit të shtatzanisë.

Mijtë e injektuem, flenin ma pak se të tjerët, ata ishin hiperaktivë dhe kishin probleme me kujtesën.

Simbas “Mail Online” shkencëtarët e New York University, që realizuen këtë studim, besojnë se zbulimi i tyne vlen edhe për njerëzit.

Profesori Donald Wilson për të përditshmen britanike tha: “Ka kohë që e dimë se problemet me gjumin lidhen me damtimin e funksioneve konjitive, vëmendjes dhe çrregullimeve emocionale. Studimi jonë, tregon për herë të parë se ekspozimi ndaj alkoolit në moshë të re sjell probleme afatgjate me gjumin, që damton njikohësisht aftësinë tonë për me mësu”.

Ekspertët i këshillojnë gjitha nanat e ardhshme me qëndrue sa ma larg alkoolit gjatë shtatzanisë.