Shkenca shumë afër zbulimit të ilaçit që shëron SIDA’n

Për herë të parë, shkencëtarët kanë pre me sukses nji segment të AND’s së HIV’it nga gjenet e kafshëve.

Ky zbulim shënon nji hap të randësishëm drejt gjetjes së shërimit të virusit vdekjeprumes, thanë shkencëtarët. Ata shtuen se zbulimi që asht ba ka me ndikue në zhvillimin e nji kure të mundshme për HIV.

Profesori Kamel Khalili, i cili udhëhoqi studimin në Universitetin ‘Temple’, Philadelphia, Pennsylvania te Shteteve te Bashkueme, tha: “Në nji studim të provave, na kemi pa se teknologjia jonë gjen-modifikuese mundet me u përcjelle në mënyrë efektive te shumë organe dhe fragmente të mëdhaja të AND’s nga gjenomi”.

Trajtimi aktual për infeksionin e HIV asht përqendrue në përdorimin e nji kombinim të barnave antiretrovirale. Përderisa terapia antiretrovirale me ilaçe mundet me stabilizue HIV’in, ajo nuk ka mundësi me eliminue atë plotësisht nga qelizat e infektueme.

Gjithashtu mendohet se virusi mundet me u fshi në pjesë të tjera të trupit, tue qendrue joaktiv.

Shkencëtarët arritën për herë të parë që me sukses me pre nji segment të AND’s së HIV nga gjenet e kafshëve.