Shkencëtarët e zbulojnë shkaktarin kryesor pse prekemi nga kanceri

Shumica e llojeve të kancerit shkaktohen nga gabime rastësore në kodin gjenetik, që ndajnë qelizat, ka zbulue nji studim i ri.

Pamvarësisht besimit të gjanë se smundja zakonisht trashëgohet ose shkaktohet nga mënyra e jetesës jo e shnetshme, dy e treta e rasteve ndodhin për shkak të gabimeve në ADN.

Dhe, nuk ka asgja që mundet me e parandalue nji gja të tillë – asht thjesht fati i keq, thojnë ekspertët.

Kanceri i shkaktuem nga gabimet gjenetike mundet me u shfaqë sado ambient perfekt me jetue, paralajmërojnë shkencëtarët nga Qendra e Kancerit Johns Hopkins Kimmel. Këto rezultatet spjegojnë pse kanceri prek shpesh njerëzit që ndjekin të gjitha rregullat e nji jetese të shnetshme dhe nuk kanë asnji histori familjare të smundjes.

Hulumtuesit shkencorë studiuen mutacionet që shkaktojnë rritje jonormale të qelizave në 32 lloje të ndryshme kanceri. Rezultatet treguen se përgjithësisht, dy ose tre gabime gjenetike munden me e shkaktue smundjen.

Në disa lloje kanceri, si ato që prekin prostatën, trunin dhe kockat, ma shumë se 95% ndodhën për shkak të gabimeve rastësore në ADN.

Gabimet u lidhën me 77% të kancerit të pankreasit dhe 35% të kancerit të mushknisë.

Ky i fundit shkaktohet ma shumë nga pimja e duhanit dhe faktorët e tjerë mjedisorë.

Në përgjithësi, 66% e mutacioneve të kancerit rezultojnë nga gabimet në kopje, 29% nga faktorët e mënyrës së jetesës dhe vetëm 5% nga gjenet me të meta të trashëgueme./Daily Mail/shendeti.com.al/